15 maj 2011

Shaqiri largohet vetëm për top-skuadra


Mesfushori kosovar i Baselit ende nuk ka vendosur për të ardhmen. Xherdan Shaqiri ndihet shumë mirë te skuadra zvicerane. Baselin thotë se e braktis vetëm për nëse merr ndonjë ofertë nga skuadrat evropiane të nivelit më të lartë.

Aktualisht nuk ka ndonjë ofertë të tillë, por nuk e përjashton mundësinë që ajo të paraqitet në afatin kalimtar të verës.

Mediumet e huaja kanë shkruar gjatë muajve të fundit se për Shaqirin janë duke u interesuar klube të njohura evropiane si Bayerni, Wolfsburg, Hamburg, Arsenal, Liverpool, Juventus, Milan e Inter.

“Baselin e lëshoj vetëm nëse vjen ndonjë ofertë nga top klubet e Evropës”, ka thënë Shaqiri për “Koha Ditore”. Ai megjithatë preferon Gjermaninë.
/JUVENEWS.TK/