15 maj 2011

Bastos e do Juventusin


Mesfushori i Olympique Lyon, Michel Bastos ka ftuar Juventusin të paraqesë ofertë për shërbimet e tij. Reprezentuesi brazilian tashmë disa muaj spekulohet me transferim në Torino dhe, sipas tij, tani është koha që lëvizja të finalizohet.

“Gjithmonë jam munduar të përmirësohem si futbollist dhe për këtë pranoj se interesimi nga Juventus është nder i madh për mua. Mendoj se ka ardhur koha që unë dhe familja ime të ndryshojmë skenarin dhe të fillojmë një aventurë të re. Edhe pa Ligën e Kampionëve, Juventus mbetet Juventus”, tha Bastos për Tuttosport.
/JUVENEWS.TK/