03 maj 2011
Reja: E merituam penaltinë
Menaxheri i Lazios, Edy Reja, është i bindur se ata merituan një penalti në disfatën e mbrëmshme nga Juventusi.
Ndeshja shkonte drejt një barazimi pa gola kur Giorgio Chiellini reagoi në kohën jo të duhur ndaj Sergio Floccarit gjatë një mundësie shënimi për të. Megjithatë arbitri dha shenjë loja të vazhdojë dhe pas përjashtimit të Cristian Ledesma, Lazio e pa veten në disavantazh nga goli i Simone Pepe.
“Nuk di çfarë të them, por fatkeqësisht nuk është hera e parë që kjo na ndodh. Është e qartë se kundërpaditë nuk ju çojnë askund. Ishte një penalti e pastër ndaj Floccarit dhe nuk e di çfarë mund të kishim bërë për ndeshjen, por duke parë incidentet në disa ndeshjet tjera, kishe penalti të akorduara për shumë më pak”.
“Nuk e them këtë sepse ishte lojtari im. E them për të qenë i sinqertë, ju mund t’i shihni pamjet shumë qartë”, ka thënë Reja. /JUVENEWS.TK/