02 maj 2011
Nedved “shet” Buffonin tek Roma
Zërat mbi largimin e mundshëm të Gigi Buffonit nga Torino dukej sikur ishin shuar në orët e fundit. Por lajmi i fundit flet për një takim mes Pavel Nedvedit dhe Franko Baldinit.
I pari është këshilltari administrativ i presidentit të Juventusit, ndërsa tjetri është drejtori i ardhshëm i përgjithshëm i klubit roman, i cili pritet të firmosë në orët në vazhdim.
Aktualisht, “gardiani” bardhezi përfiton 6 milionë euro në sezon, por është gati të ulë pretendimet e tij ekonomike, në rast largimi nga Torino.
Portieri 32-vjeçar mund të jetë goditja e madhe e merkatos për Romën, ndërkohë që dy portierët e tjerë, Doni dhe Julio Sergio, do të nxirren në shitje, pasi titullari i verdhekuqve do të jetë “gardiani” i përfaqësueses italiane.
Si për ironi të fatit, Buffon ka qenë fare pranë transferimit në kryeqytet 10 vite më parë, kur Roma pa të thyhej nga Juventusi në këtë tratativë. /JUVENEWS.TK/