03 maj 2011

Del Neri: Ishte fitore e merituar


Trajneri i Juventusit, Gigi del Neri, thotë se ata e merituan fitoren e mbrëmshme ndaj Lazios.

Një gol i vonshëm nga Simone Pepe u dha tre pikë vizitorëve, të cilët tash i afrohen në katër pikë pozitës së katërt me tre ndeshje të mbetura.

“Ne synojmë të luftojmë dhe të arrijmë ambicien tonë për në Evropë. Ne siguruam një fitore të rëndësishme pas një paraqitje me zemër dhe mund të madh. Ne i kemi lëkundur gjërat tash”, ka thënë Del Neri.
/JUVENEWS.TK/