16 maj 2011

Raiola: “Nëse Juve ma kërkon, do t’i ndihmoj”


Mino Raiola shprehet i lumtur me paraqtijet e lojtarëve të asistuar nga ai. Mbi të gjitha, Robinho, Ibrahimovic dhe Van Bommel. Si gjithnjë Raiola ka qenë një nga pikat kyce të merkatos europiane. Duket se ai po punon edhe për një goditje të madhe të Milan.

I pyetur për situatën e Juves ai përgjigjet:

“Është për të ardhur keq që kampionati italian nuk ka një Juventus të fortë. Nëse me kërkojnë ndihmë, unë do t’i ndihmoja me patjetër. Kanë profesionistë të mëdhenj si Marotta dhe Paratici”

I pyetur për cështjen e trajnerit:

“Villas Boas është një personazh interesant qe ka patur mësues të mëdhenj, por besoj se ka dëshirë të luajë Champions me skuadrën që ka ndërtuar vetë. Ka treguar se është një trajner i madh por nuk është i vetmi në qarkullim. Trajneri nuk zgjidhet në bazë të emrit por në bazë të projektit. Duhet projekti para dhe pastaj trajneri. Ky ka qenë gabimi i Juventusit të këtyre viteve”
/FCJUVENTUS-NEWS/