05 maj 2011

Pirlo, gjithnjë e më afër “Zonjës”


Në pritje për të njohur të ardhmen e tij europiane, Juventusi nuk mund të ndërpresë operacionet e merkatos më të rëndësishme, si ajo që mund ta sjellë Pirlon në Torino, pasi dje është konfirmuar një bisedë në Vinovo mes menaxherit të lojtarit, Tulio Tinti dhe administratorit të deleguar bardhezi, Bepe Marota.

Gjysmë ore bisedë, që ka pasur si subjekt edhe Tonin me Matrin, të cilët përfaqësohen nga Tinti, por që sigurisht nuk duhet t’i jenë shmangur çështjes “Pirlo”, lojtar i vlefshëm dhe universal , i cili as Del Nerit dhe as Maxarrit (nëse duhet të vijë), nuk do t’u krijonte probleme për ta përfshirë në skemat e tyre të lojës. Divorci me Milanin duket shumë pranë: Andrea nuk pranon stolin dhe klubi kuqezi nuk ka ndër mend t’i rinovojë kontratën që i skadon.
/JUVENEWS.TK/