05 maj 2011

Bufon - Roma, përgënjeshtrimi i radhës


Vjen përgënjeshtrimi i radhës mbi kalimin e Xhixhi Bufonit nga Juventusi te Roma.

Këtë e konfirmon menaxheri i portierit Silvano Martina: “Nuk di më si ta them: me Romën nuk ka absolutisht asgjë. Roma nuk ka akoma një president, asnjë një drejtor sportiv dhe nuk po lëviz në asnjë drejtim, - tha menaxheri i Bufonit.

Unë në darkë me Sabatinin? Sigurisht që kam qenë. Valterin e njoh prej 40 vjetësh që përpara Bufonit dhe dalin shpesh për dreka ose darka të paktën pesë herë në muaj.

Jemi miq dhe është normale që të takohemi, pastaj nëse zërat e merkatos duan shohin gjëra të tjera… Unë nuk jam takuar të flas për Bufonin, por për miqësi.

Xhixhi te Roma në të ardhmen?

Është sikur të pyesësh dikë që s’është as i fejuar se kur do të martohet…”. /
JUVENEWS.TK/