05 maj 2011

Juve-Del Piero, arrihet marrëveshja


Pritet për sot ose nesër firma e Alesandro Del Pieros për rinovimin e kontratës me Juventusin edhe për një vit tjetër. Vendimtar për lajmin e mirë - i ardhur dje pasdite - ka qenë takimi mes vëllait-menaxher të kapitenit bardhezi, Stefano dhe administratorit të deleguar të klubit juventin, Bepe Marota, i cili ka qenë i gatshëm ta mbyllë çështjen brenda kësaj jave.

Pra, brenda pak orëve, pas takimit me presidentin Anjeli, duhet të vijë dhe firma e “Pinturikios” edhe për një vit. Mësohet se 37-vjeçari duhet të përfitojë pak më shumë se 1 milionë euro brenda sezonit që vjen, pa përfshirë bonuset dhe shpërblimet në rast të arritjes së objektivave. Por e rëndësishme është që Aleks do të shijojë kënaqësinë e të luajturit në stadiumin e ri që përurohet në korrik.
/JUVENEWS.TK/