05 maj 2011

Nis sulmi për Aguero - Sot Marotta takon agjentin e tij!


Drejtuesit juventinë po punojnë që ta ngjisin Juventusin aty ku i takon. Po punohet për goditjen më të madhe të merkatos. Bëhet fjalë për Sergio Aguero(22), sulmues i Atletico-s së Madridit dhe i kombëtares argjentinase.

Sipas La Gazzetta dello Sport, sot Marotta takon agjentin e lojtarit. Ky takim do të hap zyrtarisht bisedimet. Pas 4 vjetësh, duket i kuptueshëm largimi i El Kun nga kampionati spanjoll. E ka konfirmuar edhe një nga agjentët e Aguero-s, Bruno Satin, për Daily Mirror:

“Sergio është 22 vjec dhe do të donte të luante në nivele të larta. Momentalisht nuk ka asgjë konkrete por do të shohim se c’do të ndodhë në verë”

Aguero do të donte të luante në Champions por është i gatshëm për të sakrifikuar 1 vit për një skenë si ajo e Juventusit.

Marotta duhet të tregohet i kujdesshëm ndaj konkurencës së Chelsea, Inter, Real, Barca dhe Bayern, por duket se përpjekjet nuk do të mungojnë. /fcjuventus-news/