06 maj 2011

Juventus-Napoli, pakt për Maxarrin


Çështja Maxarri vazhdon të qendrojë përsëri shumë e nxehtë. Trajneri toskan për momentin nuk zbulon të ardhmen e tij, sepse i ka thënë shumë hapur presidentit De Laurentis, që është duke pritur kualifikimin aritmetik për në sezonin e ardhshëm të Champions Ligës për t'u takuar me presidentin dhe për të folur për të ardhmen e tij.

Sipas disa njerëzve të mirëinformuar, marrëdhënia ndërmjet të dyve është ndërlikuar disi kohët e fundit, sepse Maxarri ka disa dilema në lidhje me Napolin e sezonit të ardhshëm, ka nuhatur në fakt që nuk do të ketë blerje për Champions Ligë dhe ka frikën e largimit të një prej tre tenorëve që kanë shkëlqyer në këtë sezon. Si përgjigje, De Laurentis ka thënë dhe vazhdon të përsërisë publikisht që mbetet në favor të Maxarrit dhe që nuk ka aspak ndërmend të largojë trajnerin e mrekullive, por gjithashtu në të njëjtën kohë i mban të hapura kontaktet me Gasperinin dhe Delio Rosin, kandidatët e mundshëm për zëvendësimin e tij.

Ndërkohë, ka ndodhur një kontakt me Juventusin. Andrea Anjeli dhe De Laurentis, kanë kryer një pakt me shumë elegancë, nuk kanë asnjë qëllim për të bërë luftë, nëse Maxarri duhet të vendosë të largohet nga Napoli duhet ta bëjë i vetëm, Juventusi nuk do të kryejë asnjë lëvizje për t'i marrë trajnerin Napolit. Gjithçka duhet të ndodhë, ndërkohë me shpejtësi, flitet për të hënën e ardhshme si deadline, sepse të dyja skuadrat duhet të fillojmë të programojnë të ardhmen e tyre. Mundësitë që Maxarri të mund të qendrojë në Napoli janë rritur shumë, mbi të gjitha pas rezultateve të fundit të Juventusit të drejtuar nga Del Neri. Në rast se bardhezinjtë nuk do ta marrin vështirë se Maxarri mund të refuzojë kontratën që ka me Napolin dhe të presë një bankinë tjetër të madhe.
/JUVENEWS.TK/