13 maj 2011

Negociatat Juve-Real për Diarra, Benzema e Kielinin


Juventusi dhe Reali i Madridit kanë nisur bisedimet për disa shkëmbime të mundshme.

Drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve, Marota, ka drekuar në kryeqytetin spanjoll me presidentin “merengue”, Florentino Perez.

Ata kanë diskutuar për merkato: italianëve u interesojnë mesfushori Lasana Diarra dhe sulmuesit Gonzalo Higuain, por mbi të gjitha Karim Benzema, ndërkohë, trajnerit Murinjo i pëlqejnë Amauri dhe Kielini.

Nuk mund të anashkalohen edhe pistat për kalimin në Madrid të Felipe Melos ose Sisokosë.
/JUVENEWS.TK/