02 maj 2011
Moxhi: "Kurrë Juventusi im nuk ka marrë kaq penallti sa Roma"
Kampionati që po i afrohet fundit, i mbushur me paqartësi dhe me skuadra që duken të lodhura ose të demotivuara. Njëra prej këtyre është Udinese, që rrezikon të shkatërrojë një kampionat ëndrrash me një finale shkatërrimtare plot me humbje. Ka folur për këtë Luçiano Moxhi, në komentin e tij të zakonshëm, që kryen pas çdo fundjave në futbollin italian nga televizioni "Gold Tv". "Udinese është shfaqur e lodhur në këto ndeshjet e fundit dhe mendoj, se është duke ndjerë shumë peshën e grupit të vogël të lojtarëve, që ka në dispozicion e që nuk i jep mundësi të kryejë turn over. Lacio kundër Juventusit, ka një mundësi të madhe, nëse fiton mund të sigurojë praktikisht biletën për në Europën e madhe.
Por, nëse nuk do ta arrijë fitoren, Roma që është duke kaluar rekordin e të gjithë penalltive në favorin e saj, mund të shndërrohet në skuadrën favorite". Pikërisht për favoret e mundshme ndaj Romës, 'Big Luciano' nuk mund të përmbahet për të krahasuar situatën aktuale me atë të Juventusit, që drejtohej prej tij deri në vitin 2006: "Nëse do të na kishin dhënë ne të Juventusit të gjitha penalltitë që i janë dhënë Romës në një kampionat, të shkon mendja menjëherë tek Task Forca që ka kërkuar Klaudio Lolito… Mjafton të mendosh për goditjen e dënimit deciziv që është nga Bergonzi në Juventus-Katania në javën e shkuar, që nuk ishte absolutisht, por që ka kaluar në anonimitet të plotë.
Neve ndërkohë, për goditjen e dënimit, decizive të Nedvedit në Bolonja me Pierin arbitër, na ka kushtuar shumë muaj gjyqe në procesin penal në Napoli ku do të vazhdoj të luftoj deri në momentin që do të kem marrë drejtësinë për mua dhe për Juventusin tim. Nëse do ta kisha ditur më parë, nuk do të kisha kurrë dorëheqjen në vitin 2006 dhe do ta kisha mbrojtur edhe në procesin sportiv, sepse mendoja që zgjedhja ime do ta kishte ndihmuar shoqërinë. Nuk do ta kisha imagjinuar asnjëherë, ndërkohë që avokati Zakone do të kishte kërkuar Serinë B…". Marek Hamsik ka vendosur ndeshjen e Napolit kundër Xhenovas, duke shtyrë në këtë mënyrë napoletanët drejt Champions Ligës.
Vlerësime për sllovakun, por edhe kritikë e pastër dhe e drejtpërdrejtë: "Një Napoli nga pikëpamja agonistike i vlefshëm që ka treguar që nuk do të lëshojë deri në fund duhet të bëjë shumë kujdes. Hamsik ka qenë edhe njëherë deciziv në ndeshjet e konsideruara të lehta. Për t'u bërë me të vërtetë një lojtar i madh duhet të rritet, ndërkohë dhe të jetë një lider edhe në ndeshjet vendimtare". Duke u kthyer të flasë për Interin, ish-drejtori i përgjithshëm bardhezi është shprehur:
"Fitorja e Interit në Cesena e kishte vendosur disi në presion Milanin, përpara ndeshjes kundër Bolonjas, por në fund dopieta e Pazinit ka shërbyer vetëm për të shtyrë disi festën e titullit kampion për kuqezinjtë në një tjetër datë. Gjithsesi, Milani ka luajtur një pjesë të dytë të shëmtuar, pothuajse e trembur si skuadër, ku ka rrezikuar shumë të pësojë edhe golin e barazimit". Luftën për të shpëtuar nga rënia në Serinë B duket se e ka dënuar Breshian. /JUVENEWS.TK/