10 maj 2011

Nasri dhe Frei përforcimet e mundshme?


Xhianluixhi Bufon e përsërit që do të qendrojë tek Juventusi, ndërkohë që menaxheri i tij Silvano Martina është lodhur, duke e përsëritur diçka të tillë. Dhe gjithsesi vazhdohet të flitet për një transferim të mundshëm të portierit kampion bote tek Roma e re amerikane, ku flitet për shumë mesazhe që janë shkëmbyer këto kohë ndërmjet Bufonit dhe kapitenit verdhekuq Françesko Toti.

Në rast të një lamtumire, prezenca e Mateo Storarit në grup është një garanci absolute për Juventusin, por sipas asaj që shkruan "Gazzetta dello Sport" një zgjidhje në këtë drejtim mund të mbërrijë edhe nga Firence, nga ku Sebastian Frei, i datëlindjes 1980, mund të largohet për një shumë të vogël, dhe paga e francezit është e përballueshme për arkat e klubit bardhezi pa llogaritur këtu që te Fiorentina nuk mund të luajë në vazhdimësi, duke parë formën e shkëlqyer të treguar nga Boruc pa llogaritur edhe portierin e ri Neto.

Një tjetër pistë shumë interesante për Juventusin më pas mbërrin nga Anglia: sipas asaj që shkruan 'Daily Mail', në fakt, Zonja e Vjetër është ndërmjet skuadrave pretendente për të marrë talentin franko-algjerian të Arsenalit, mesfushor organizator që është kthyer tashmë në një kolonë të fortë të kombëtares franceze. Lojtari, gjithsesi i pëlqen gjysmës së skuadrave të Europës, me Interin dhe Barcelonën që janë në rresht të parë, dhe nuk kushton lirë: mund të fillohet nga 20 milionë euro dhe mendohet të ketë vetëm rritje.
/JUVENEWS.TK/