10 maj 2011

Juventus kërkon shkëmbimin Quagliarella-Borriello?


Skuadra e Juventusit është duke planifikuar që në verë ti bëjë ofertë Romës për shkëmbim mes sulmuesit Quagliarella dhe Borriello njoftojnë mediat italiane.

Quagliarella kohën më të madhe të sezonit ishte i lenduar, ndërsa sulmi i Zonjës së Vejtër nuk u tregua aq efikas sa ishte pritur nga ta kështu që drejtuesit Biankoner kanë sygjeruar Romën të blejnë kartonin e Borriellos nga Milani e më pas të bëjnë shkëmbimin mes lojtarëve.

Borriello është golashënuesi më i mirë i Romës këtë sezon dhe në drejtimin e Montellas ai nuk po gjenë hapësirë fare. Edhe pse kohëve të fundit agjenti i lojtarit ka deklaruar se Marco do të mbetet në Romë shumë expert e shohin një rikthim të mundëshëm të lojtarit në Milan gjatë verës.

Kartoni i Borriellos vlerësohet rreth 13 milionë euro aq sa kërkon Juventus për Quagliarellan.
/JUVENEWS.TK/