13 maj 2011

Napoli "peshkon" në Juventus?


Në pritje që Mazarri të zbardhë të ardhmen e tij, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis dhe, drejtori sportiv, Rikardo Bigon, kanë shënjestruar dy mesfushorë të Juventusit.

Ata janë Felipe Melo dhe Mohamed Sissoko, për të cilët Napoli është gati të vërë në dispozicion 25 milionë eurot që skuadrës do t’i vijnë nga kualifikimi për në Ligën e Kampioneve, të sezonit të ardhshëm.

Ashtu siç konfirmoi 24 orë më parë edhe menaxheri i mesfushorit brazilian, Felipe Melo, kjo ka përçarë të gjithë drejtuesit e lartë të Juventusit.
/JUVENEWS.TK/