13 maj 2011

Juve, "pazar" në Madrid


Pas riorganizimit në strukturat drejtuese dhe dështimit të objektivit për të kapur zonën e Ligës së Kampioneve për këtë sezon, Juventusi duket se po mendon për epokën post-Del Neri.

Administratori i deleguar, Beppe Marotta, bashkë me përgatitësin atletik të skuadrës bardhezi, kanë udhëtuar në Madrid ku mësohet se kanë patur një takim me presidentin e Realit, Florentino Perez.

Në shtyp shkruhet se në shënjestrën e "Zonjës së Vjetër" janë Benzema e Higuain, por edhe Diarra, i cili mund të shkëmbehet kokë për kokë me Felipe Melon.

Në bisedime është përfshirë edhe emri i Chiellinit, mbrojtësit bardhezi të kërkuar me ngulm nga Mourinho.

Palët pritet të ritakohen në të ardhmen për të rënë dakort për ndonjë shkëmbim të mundshëm, apo për shitjen, blerjen apo huazimin lojtarëve mes tyre. /JUVENEWS.TK/