14 maj 2011

Bastos dëshiron kalimin te Juventus


Michael Bastos ka konfirmuar dëshirën e tij që të kaloj te skuadra e Juventusit në verë.

Braziliani ka qenë kyc në formacionin e Lyonit në dy vitet e fundit, por tani ai si duket mendon largimin e tij nga Stade de Gerland në verë.

“Unë kam shumë aryse të mijat por tani besoj se është koha të fitoj trofe me një klub tjetër. Dhe unë dua të bëjë këtë me Juventusin, edhe vitin e kaluar kam mundur të shkoj por tani është koha e duhur të vishem bardhë e zi” tha ish mesfushoi i Lille për Tuttosport.

Juventusi tashmë besohet që e ka humbur vendin për Ligën e Kampionëve pasi që gjindet pesë pikë prapa Udineses në vendin e katërt me dy ndeshje deri në fund të kampionatit italian.

Ky zhgënjim që ka pësuar klubi për të dytin vit më radhë, ka përhapur zërat se Zonja e Vjetër do të bëjë një riorganizim të klubit gjatë kësaj verë me transferime qindra milionshe.
/JUVENEWS.TK/