04 maj 2011

Milani kërkon Hulk, Juventusi mendon për Aguerro


Në kërkim të sulmuesve, të gjithë skuadrat e mëdha. Sepse merkatoja e sulmuesve është ajo më e rëndësishmja, më e gjalla, që lëviz shumë para, që dhuron më shumë surpriza. Dhe tre javë përpara përfundimit të kampionatit, ecet përpara pa bërë shumë zhurmë, por shumë tratativa tashmë kanë filluar. Milani është duke përgatitur festën për titullin kampion, dhe Berluskoni thotë që, nuk dëshiron të ndalet me "lojtarët shumë të kushtueshëm", por gjithsesi kërkon të bëjë dhurata për tifozët. Alegri përpara është në një pozicion shumë të mirë edhe në perspektivë, ndërmjet Ibrahimoviç, Kasanos, Patos dhe Robinjos, por emra qarkullojnë shumë. Nga Baloteli, që herët a vonë duhet të vishet me fanelën kuqezi, deri te Ronaldo, duke kaluar tek braziliani Hulk, që luan për Porton.

Këtu mund të vlerësohet, nëse mund të realizohet kjo tratativë: administratorit të deleguar kuqezi Adriano Galiani, braziliani i pëlqen, por kushton shumë dhe për momentin Porto duket se dëshiron ta mbajë dhe nuk ka ndërmend ta largojë, edhe në prag të Champions Ligës së sezonit të ardhshëm. Një sondazh për të e ka kryer edhe Juventusi, duke ofruar Tiagon (që do të rikthehet nga huazimi i Atletikos) dhe shumë miliona euro, pothuajse 18 milionë euro, duke ju përgjigjur me një përgjigje të prerë jo. Bardhezinjtë në qendër të listës së shpenzimeve kanë një identikit shumë të qartë, që kërkojnë: një sulmues me pesë yje, një big absolut. Marrota është duke kryer një sondazh për Aguerron, Benzeman dhe Karlos Tevezin, sipas radhës që mund të arrihen: El Kun ka bindur, por për më tepër ka edhe gjysmën e rrogës së dy lojtarëve të tjerë, francezi nuk ka marrëdhënie shumë të mira me Murinjon dhe do të tentonte me shumë dëshirë të rilançohej në një tjetër vend ashtu si edhe Tevez, që për më tepër nuk e ka fshehur kurrë faktin, që i pëlqen shumë Italia.

Duke qendruar gjithmonë në shtëpinë e Sitit, duhet të shikohet me shumë kujdes Dzeko, që akoma nuk është ingranuar siç duhet në skuadër: Juventusi në rolin taktik që mbulon boshnjaku është i mbuluar, por nëse dëshiron mund të kryejë një operacion alla Akuilani, me një huazim me të drejtë blerjeje përfundimtare. Dhe më pas, sigurisht, me Tonin dhe Del Pieron, në një moshë të madhe, janë Kualjarela dhe Matri, që duhet të blihen përfundimisht: pothuajse 25 milionë euro për të dy lojtarët, që mund të jenë më pak, duke parë që Kaljari mund të pranojë ndonjë lojtar të ri për të ulur disi çmimin.

Po Interi?

Një goditje në sulm do ta kryejë, por jo menjëherë. Zikaltërit kanë marrë tashmë Kastainjos, janë gjithmonë në sulm për Tevezin, dhe shikojnë t'i largohet gjithmonë e më shumë Sanchez, që ndodhet shumë pranë Manchester Sitit. Diskutimi tani zhvendoset tek skuadrat e tjera. Përpara se të blejnë sulmues, duhet të mbajnë ata që kanë aktualisht në skuadër. Napoli, duke parë që do të luajë në Champions Ligë sezonin e ardhshëm, ka tashmë në dorë sllovenin Matavz, që luan te Groningemi dhe kërkon të blindojë Lavecin (me një rrogë prej 2.5 milionë eurosh deri në vitin 2016) dhe Kavanin që flitet se do t'i preket disi kontrata me bonuse përfitimi.

Xhenova, ndërkohë nuk do të marrë Boselin, duke parë që konsiderohen shumë 5 milionë eurot që kërkon Vigani, do të marrë nga Padova të riun El Sharaui dhe shumë shpejt do të ulet në tavolinë me Udinesen për të mbajtur në skuadër Floro Flores: shifra e mbajtjes së tij në skuadër është përreth 8 milionë euro, por në këtë marrëveshje mund të përfshihet ndonjë lojtar i ri dhe çmimi mund të zbresë disi. Për shembull, Polenta që vlerësohet nga friulanët, por i preferuar për presidentin Preciozi, Destro ose gjysma e kartonit të Foresterit.

Fiorentina, ndërkohë ka në dorë Barreton e Barit, dhe mban gjithmonë një sy hapur për Karaciolon e Breshias dhe belgun Vosen të Genk. Drejtori sportiv Korvino është duke ndjekur edhe Strakularsi, një qendër sulmues argjentinas që luan te Tigre dhe ngjan shumë për nga karakteristikat me Gabriel Omar Batistutën, por për të interesohet edhe Katania, akoma më shumë nëse do të largohet Maksi Lopez. Lacio mund të hidhet shumë fort në sulm për Amaurin, që kthehet nga huazimi gjashtë mujor te Parma: kushton shumë, edhe pagën e ka të lartë, por Lolito nga ana tjetër e peshores mund të vendosë mbrojtësin e djathtë Lihshtajner, që vlerësohet shumë nga Del Neri. Kaljari ka marrë tashmë marokenin me pashaportë holandeze El Kabir që luan te Mjalbi në Suedi dhe është e interesuar për Paskuaton që mund të përfshihet në operacionin Matri me Juventusin.

Një histori e ngjashme edhe për Cesenën: Interi duhet të blejë Nagamoton, dhe do të kërkojë t'i japë të riun e skuadrës së parë, Dell Angelo. Në fund dhe Atalanta. Ambicioze, duke parë që është gati të rikthehet në Serinë A, dhe po përgatit disa goditje të mëdha: duhet të kthehet lojtari i Under 21 Xhianbiadini që është huazuar te Citadela, pëlqehet Sosa i Napolit, por goditja e madhe mund të rikthimi i Rolando Biankit nga Torino, që ka lindur dhe është rritur në këtë skuadër, por nuk ka mbajtur asnjëherë veshur fanelën e skuadrës së parë.
/JUVENEWS.TK/