04 maj 2011

Markizio karikon Juventusin: "Champions Liga, besojmë"


Klaudio Markizio shikon drejt të ardhmes. Juventusi është në zemrën e tij ("vitin e ardhshëm do të luajë përsëri me fanelën bardhezi"), dhe vendi i katërt është objektivi i tij. "Kualifikimi për në Champions Ligë? Është akoma i mundshëm, por ka akoma shumë diskutime që qendrojnë të hapura". Gjatë lançimit të faqes së tij zyrtare që ka mbërritur në një finale sezoni shumë të nxehtë, pas një fitore në Romës kundër Lacios që rilançon ambiciet europiane të Juventusit, ai është rrëfyer për shumë çështje. Klaudio Markizio ka një dëshirë të madhe për të fituar, dhe për ta bërë këtë i ka besuar tifozëve: në faqen e tij zyrtare qendron një foto e tija e ndërtuar nga mijëra pixel, në mënyrë ideale për çdo fans.

Champions Liga

"Ka shumë diskutime të hapura, dhe pak ndeshje për t'u luajtur deri në fund të kampionatit. Nuk jemi larg nga vendi i katërt, por tani për tani në këtë moment që ndodhemi nuk kemi akoma asgjë të qartë përsa i përket kualifikimit në Europa Ligë. Duhet të kryejmë 9 pikë në tre ndeshjet e fundit, dhe duhet të shikojmë se çfarë do të kryejmë në këto tre ndeshjet e fundit të interesuarit direkt, që janë kundërshtarët tanë. Tre fitore mund edhe të mos mjaftojnë për të arritur objektivin, por besojmë.

Kemi shumë keqardhje, do të na kishin mjaftuar 2-3 pikë më shumë për të menduar për diçka tjetër, edhe sepse në barazim pikësh në përballjet direkte jemi në avantazh me të gjithë skuadrat e tjera, që luftojnë dhe garojnë për të njëjtin objektiv me ne". Klaudio Markizio ka folur edhe për përforcimet për sezonin e ardhshëm, ku ka komentuar në veçanti zërat mbi një mbërritje të Andrea Pirlos nga Milani. "Pirlo është një lojtar dhe një kampion shumë i madh, pak lojtarë në Itali kanë cilësitë e tija dhe do të më pëlqente të luanim sëbashku me të. Por për këto gjëra duhet të mendojë shoqëria. Duhen lojtarë të rinj? Padiskutim që duhen kampionë të mëdhenj për të fituar. Është e vetmja mënyrë për të arritur objektiva të mëdha.

Më jep shumë kënaqësi fakti, që Xhon Elkan i ka dhënë mbështetje ekonomike Juventusit, për të kryer investime të mira duhen shumë para, që duhet të shpenzohen më pas në mënyrën më të mirë. Për t'u kthyer kompetitiv mendoj se, duhen akoma edhe 2-3 kampionë të tjerë që janë të nevojshëm për të kryer diferencën". Mesfushori trekuartist bardhezi ka prekur edhe çështjen e rinovimit të tij. "Jam shumë i qetë, ka kohë për të folur në fund të sezonit. Shpresoj, që ta firmos kontratën time të re përpara pushimeve verore. Vitin e shkuar kam pasur një shfryrje të palumtur përsa i përket kontratës, por ka qenë një gabim dhe ka ndodhur në një moment kur gjendja ime emocionale ka qenë e ngarkuar, që ka ardhur kryesisht pas zhgënjimit që kemi pësuar në Botëror".
/JUVENEWS.TK/