08 maj 2011

Mësohet vendimi i takimit Agnelli-Elkann


Sic dihet tashmë, dy kushurinjtë dhe njëkohësisht njerëzit më të rëndësishëm të Juventusit sot, John Elkann dhe Andrea Agnelli u takuan para disa ditësh në zyrat e Corso G. Ferraris, në një takim që zgjati disa orë.

Në atë takim u bisedua për gjithcka dhe mbi të gjitha për merkato-n. Sipas asaj që bëhet e ditur, kushurinjtë kanë rënë dakort që të miratojnë një buxhet prej 100 mln euro për merkaton e ardhshme. Duket se ata kanë ndërmend që ta rikthejnë menjëherë kompetitive këtë Juventus dhe kjo shumë tregon më së miri aspiratat dhe përkushtimin e familjes Agnelli ndër vite, për Juven.

Kjo shumë mund të rritet akoma më shumë, po të kemi parasysh të ardhurat që do të vijnë nga stadiumi i ri dhe nga shitjet e disa lojtarëve, si Sissoko, Martinez, Iaquinta, Amuari etj.

Sipas burimeve të merkatos, në sulm mbetet i preferuar Aguero, për të cilin do të bëhen cmenduri dhe për pankinën po merr formë hipoteza Villas Boas. /fcjuventus-news/