08 maj 2011

Do të jetë një Juve e madhe! Aguero, Pirlo dhe një 10!


Një Juventus i madh pritet të lind. Ky është titulli që “La Gazzetta dello Sport” vendos për Juventusin për ditën e sotshme. Cdo gjë lidhet me deklaratën e John Elkann:
“Po punojmë për një projekt ambicioz. Këtë projekt do ta prezantojmë në Qershor, ku do të kontribuojmë edhe me një rritje buxheti për të treguar mbështetjen tonë të përhershme. Projekti është 3vjecar dhe synon majën ndërkombëtare. Kurse në Itali kërkojmë menjëherë primatin. Premtojmë goditje të mëdha, të cilët do t’i bëjnë tifozët që të ëndërrojnë”
Drejtuesit e Juventusit premtojnë të paktën 2 lojtarë të klasit ndërkombëtar dhe një sërë lojtarësh që do të rrisin ndjeshëm nivelin kualitativ të ekipit.

Sipas të përditshmes milaneze, ka sinjali pozitiv nga Sergio Aguero(22), fenomeni argjentinas, njëkohësisht dhëndri i Maradona-s. Lojtari ka pasaportë europiane, gjë që e bën të preferuar në raport me Tevez. Por nuk lihet mënjanë hipoteza e Benzema, i cili mbetet nga emrat e preferuar për Marotta-n, ashtu si fantazisti Pastore, i cili mund të jetë numri 10 i ardhshëm i Juventusit. Në ambjentin bardhezi janë të mendimit se ai numër duhet të mbahet vetëm nga lojtarët e nivelit të lartë me fantazi të jashtëzakonshme.

Për mesfushëm po mbyllen detajet për Pirlo-n për të cilin Elkann u shpreh se i pëlqen shumë dhe me të cilin ka arritur një akord për pagën. Pritet përgjigja e Milan. /fcjuventus-news/