01 maj 2011
Mesfusha e Juventusit do të ndërrojë fytyrë
Juventusi vazhdon të monitorojë me kujdes pistën Montolivo, mesfushor qendre i Fiorentina-s, i cili me shumë mundësi do të lërë Firencen këtë verë. Sipas “Tuttosport”, Juventusi ka si objektiv kryesor blerjen e tij, por nuk ka ndërmend të heq dorë nga blerja e Aquilani-t nga Liverpool.
Si pasojë në fund të sezonit duket i sigurtë largimi i Sissoko, i cili mund të përfundojë pikërsisht në Firence si pjesë e operacionit “Montolivo”. I destinuar për t’u larguar është edhe Felipe Melo, i cili e ka rirritur vlerën e tij në merkato me paraqitjet e mira këtë sezon dhe ka fituar shumë admirues jashtë Italisë, me Realin në krye.
Mendohet se mesfusha e vitit tjetër do të përbëhet nga Montolivo, Aquilani, Marchisio, Ekdal, Pepe, Bastos, Krasic, Pasquato dhe ndonjë përforcim tjetër surprizë. /fcjuventus-news/