01 maj 2011

Agnelli do si Pastore-n ashtu edhe Aguero-n


Tek Juventusi krkojnë ndryshim. Tifozët janë të mërzitur me këtë luftë për Europa League dhe kanë frikë se Juventusi mund të kthehet në një skuadrë të pernduar të Serie A, ashtu si Ajax dhe Nottingham Forest.

Populli bardhezi kërkon një sinjal të fortë nga pronësia dhe emra të rinj pr t’u ringritur. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, presidenti Agnelli kërkon t krijojë një Juventus të madh me një goditje të dyfishtë argjentinas: Sergio Aguero dhe Javier Pastore. Presidenti është shprehur se nuk do të kënaqej vetëm me njërin dhe sei kërkon të dy.

Sipas kësaj gazete, ky operacion do të ndihmohej nga takimi i Juventusit me IGM, shoqëri që menaxhon kartonin e Aguero-s, kurse për Pastore-n do të shfrytëzoheshin marrdhëniet e mira të Marotta-s me presidentin Zamparini. /fcjuventus-news/