01 maj 2011

Agnelli bën vizitë në Vinovo


Dy ditë para sfidës kundër Lazio-s, Andrea Agnelli ka bërë një vizitë në grumbullimin e Juventusit në Vinovo. Presidenti bardhezi ka folur me Del Neri-n dhe ka ndjekur përmirësimet në fushë të Fabio Quagliarella-s, I zënë në fushe me një stërvitje të diferencuar.

Juventusi do të shkojë në Romë me një Chiellini të rekuperuar. Mbrojtësi ka zhvilluar të githë stërvitjen dhe do të ketë në krah Barzagli-n. Marchisio mbetet në dyshim sepse zhvilloi vetëm stërvitje në palestër. /fcjuventus-news/