04 maj 2011

Melo mbështet Del Nerin


Mesfushori brazilian i Juvetnusit Felipe Melo ka insistuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë 100 për qind pas trajnerit të tyre Gigi Del Neri.

Kohëve të fundit kishte pasur shumë zëra të cilët spekulonin se Del Neri do të mund të largohet nga Zonja e vjetër për shkak të rezultateve të dobëta. Mirëpo, pas fitores së fundit ndaj Lazios 1:0, Melo i ka dalë në krah trajnerit të tij.

“Ne jemi të gjithë me të edhe lojtarët edhe klubi. Kur ai ka arritur më ka rikthyer përsëri vetëbesimin dhe unë jam me të. Do ta përcillja edhe në det atë,”tha Melo, i cili shpreson për një kualifikim në Ligën e Kampionëve.

“Do të besojmë deri në fund, por duhet ta marrim ndeshje pas ndeshjeje”, përfundoi braziliani.
/JUVENEWS.TK/