08 maj 2011

Matri: Juventusi ka 40% mundësi për Championsin


Falë golit të shënuar nga Pepe kundër Lacios, tani Juventusi mund të mendojë seriozisht për vendin e katërt në renditjen e Serisë A, pavarësisht se mungojnë vetëm tre javë nga përfundimi i kampionatit. Për të folur për mundësitë, shpresat dhe përqindjet e bardhezinjve për të arritur këtë objektiv ka menduar sulmuesi italian Alesandro Matri, bomber Del Nerit: "Mendoj që, kur përfundon një sezon disi të gjitha skuadrat kanë ndonjë keqardhje për atë që ka ndodhur, është shprehur ish-sulmuesi i Kaljarit për "Sky Sport".

Tani neve nuk na ngelet gjë tjetër, veçse të fitojmë tre ndeshjet e ardhshme dhe të shpresojmë, që skuadrat që janë përpara nesh të humbasim pikë. Lacio ka pasur ecurinë më të vazhdueshme, ndërkohë që Udinese mbase ka pasur pak vështirësi në fillim, por më pas kanë zhvilluar një kampionat të madh. Nëse më pas jemi edhe ne me Romën, me pak pikë diferencë ndodh, sepse e meritojmë të qendrojmë aty dhe të luftojmë deri në fund për të arritur këtë objektiv.

Sa mundësi kemi për të arritur në Champions Ligë?

Them 40%, sepse për fat të keq nuk varet vetëm nga ne, por dëshiroj të kem besim". Mundësitë për të arritur në vend të 4 tani duken konkrete, për meritë të… "Luixhi Del Nerit, që ka ditur të mbajë të bashkuar grupin edhe në momentin më të vështirë. Dhe për grupin nuk kuptoj, vetëm ne lojtarët, por të gjithë stafin drejtues. E gjithë skuadra ka qenë gjithmonë në krah të trajnerit dhe rezultatet që janë duke mbërritur tani po e tregojnë shumë mirë këtë gjë".

Dy ditë më parë, ka mbërritur rinovimi nga ana e Alesandro Del Pieros, një ngjarje që ka bërë të lumtur të gjithë tifozët: "Aleks ka treguar gjithmonë një entuziazëm të madh dhe çdo herë që zbret në fushën e lojës është një kënaqësi, unë e konsideroj një nder të madh mundësinë për të luajtur edhe një tjetër vit me të". Objektivi final, është të arrijë në një shifër dopio me skuadrën bardhezi (tani është në kuotën e 18 golave dhe 7 janë shënuar me fanelën e Juventusit): "Nuk do të ishte keq në fakt, por nuk mendoj në realitet. E jetoj këtë fund kampionati javë pas jave, duke kërkuar të përmirësohem dhe të arrij të marr maksimumin për skuadrën".
/JUVENEWS.TK/