08 maj 2011

Aquilani shpreson të qëndrojë te Juventusi


Agjenti i Alberto Aquilanit, Franco Zavaglia shpreson se Juventusi dhe Liverpooli mund të arrijnë marrëveshje mbi transferimin permanent të lojtarit në Torino.

“Unë nuk e di kur klubet do të takohen për të diskutuar për këtë çështje. Ne natyrisht po presim që të dëgjojmë se si zhvillohen gjërat dhe shpresojmë se mund ta arrijmë marrëveshjen”, theksoi agjenti Franco Zavaglia.

Alberto Aquilani luajti te Juventusi gjatë këtij sezoni në formë huazimi dhe pas paraqitjeve të mira, Liverpooli nuk dëshiron që ta lejojë qëndrimin e italianit në Torino.
/JUVENEWS.TK/