08 maj 2011

Juventusi, gati 100 milionë për merkaton


Një mbledhje prej 4 orësh për të përcaktuar strategjitë e merkatos së Juventusit. Anjeli, Elkan dhe Bepe Marrota janë takuar për të vendosur disa piketa për sezonin e ardhshëm. Flitet për një shumë përafërsisht 100 milionë euro që janë gati për t'i kthyer bardhezinjtë në nivele të larta. Por ndërkohë, duhet të zgjidhet çështja e trajnerit: janë ngjitur kuotat e Del Nerit dhe kanë zbritur ato të Maxarrit, por Vilas Boas është gjithmonë ndër të preferuarit.

Më pas kërkohet një qendër sulmues i rëndësishëm: qendron gjithmonë shumë i gjallë emri i Serxhio Aguerros, që luan te Atletiko Madridit. Familja Anjeli është e pranishme, kështu pra dhe nuk dëshiron të tregojë mungesë mbështetje ndaj skuadrës, pikërisht në një moment shumë delikat për jetën bardhezi. Sigurisht që, objektivi Champions Ligë është gjithmonë shumë i rëndësishëm që duhet të arrihet për të pasur zhvillime interesante në të ardhmen. Zhvillime që sjellin ide të reja për të përforcuar akoma më shumë organikën. Dhe fjalët e shprehura nga Xhon Elkan duket se shkojnë pikërisht në këtë drejtim: "Jemi duke punuar për një plan shumë ambicioz, që do të prezantohet deri në fund të korrikut, është shprehur Elkan që ka shtuar.

Jam shumë i lumtur që firma e Alesandro Del Pieros ka mbërritur me kushëririn tim Andrea në stadiumin e ri, një vend që përfaqëson të ardhmen tonë". Të premten ishte parashikuar një takim me menaxherin e Aguerros, Reguera dhe Sequi, por është shtyrë gjithçka për javën e ardhshme. Edhe se El Kun Aguerro është shprehur se, dëshiron të qendrojë në Madrid dhe kontrata e tij skadon në vitin 2014. Alternativa e tij quhet Karim Benzema. Objektivi juventin është shumë i qartë, të sjellin në Torino një super lojtar. Ndërkohë, nga ana financiare, 60 milionë euro do të mbërrijnë nga shtimi i kapitalit, ndërkohë që 25 milionë nga stadium i ri dhe 15 milionë në fund, nga shitjet e disa lojtarëve.
/JUVENEWS.TK/