07 maj 2011

Matri: Duhet të fitojmë dhe të shpresojmë!


Alesandro Matri beson akoma te një vend në Champions: “Duhet të fitojmë dhe të shpresojmë!” Sulmuesi i Juves është përqendruar në ndeshjet e fundit të sezonit: “Kemi besim se mund ta kapim vendin e katërt, edhe pse e dimë se duhet të grumbullojmë nëntë pikë dhe të presim rezultatet e skuadrave të tjera.

Kievo? Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse kemi luajtur gjithmonë mirë me skuadrat e mëdha, por kemi humbur pikë më të voglat”, ka thënë Matri.
/JUVENEWS.TK/