07 maj 2011

Bonuçi dëmtohet në stërvitje


Juventusi vazhdon përgatitjet në prag të ndeshjes me Kievon. Të premten bardhezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje stërvitore kundër skuadrës së të rinjve. Rezultati final ka qenë 9-0 me një tregolësh të Matrist dhe një dygolësh të Pepe dhe Salihamixhiç.

Gjatë pjesës së parë është ndalur Bonuçi, i cili ka pësuar një dëmtim në kavilje pas një përplasje gjatë lojës. Gjendja e tij do të vlerësohet në ditët në vazhdim.
/JUVENEWS.TK/