07 maj 2011

Del Piero, objektivi i radhës, 200 gola në A


Midis lojtarëve akoma në aktivitet, vetëm Toti ka arritur më shumë se kapiteni bardhezi

Forca e madhe e Alesandro del Pieros ka qenë gjithmonë aftësia për të shikuar përpara, kurrë mbrapa. Ka fituar gjithçka, ka thyer shumë rekorde, por është vënë gjithmonë në lojë duke pranuar rrezikun e “njollosjes” së një karriere të shkëlqyer. Dhe ka ditur të mahnisë: kur dukej se ishte në rënie, kapiteni i Juventusit ka arritur të rikthehet akoma më i fortë.

REKORDET - Me dygolëshin kundër Katanias, Del Piero është bërë lojtari që ka shënuar numrin më të madh të golave me një skuadër të vetme (283 gola me Juven, më pas vjen Xhiuzepe Meaca me 282 me Interin). Me fanellën bardhezi ka kaluar çdo legjendë: është lojtari me më shumë paraqitje zyrtare (674, mbrapa vjen Shirea me 552), në Serinë A (452 kundër 443 të Bonipertit), në Europë (129, më pas Takinardi me 92).

Eshtë golashënuesi më i mirë i Juves (283), në Serinë A (184), në kupat europiane (52). Askush dhe asnjëherë nuk ka luajtur me fanellën bardhezi për një kohë më të gjatë se ai (për momentin janë 17 vite dhe pothuajse 8 muaj, nga 12 shtatori i 1993-shit). Ka shënuar dhjetë ose më shumë gola për 15 sezone, duke parakaluar edhe Pipo Inzagin, që është në kuotën e 14 sezoneve me 10 ose më shumë gola.\

OBJEKTIVAT E ARDHSHEM - Por ka akoma disa objektiva të tjerë që duhen arritur ose të paktën duhen ndjekur. Del Pieros i mungojnë vetëm 5 paraqitje si titullar për të kaluar Shirean në këtë renditje (për mometin Shirea kryeson 545-541). Alesandro është i pesti, me 313 gola, në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të futbollit italian (para tij janë Piola me 364, Meaca me 338, Baxhio me 3818 dhe Inzagi me 315).

Ka shënuar 41 gola nga goditjet e dënimit dhe është në ndjekje të Siniza Mihajlloviçit, që kryeson me 43. Në Serinë A ka realizuar 184 gola, midis lojtarëve që luajnë akoma, vetëm Toti ka realizuar më shumë (206). Në renditjen e golashënuesve më të mirë, Alesandro është në vendin e nëntë.

Edhe nëse do të arrijë kuotën e 200 golave në Serinë A (natyrisht, e vështirë) do të ishte lojtari i shtatë që e bën këtë. Del Piero është i treti në historinë e penalltive të realizuara në Serinë A: Baxhio 68, Toti 57 (këtë vit ka realizuar 8 nga 10) dhe Del Piero 49 (këtë vit 2 nga 2).

Në Serinë A deri tani ka koleksionuar 452 paraqitje, ka kapuar Baxhion në vendin e 25-të, mund të bëjë pjesë te kategoria e lojtarëve me 500 paraqitje, por do të duheshin të paktën edhe dy sezone të tjera. Kështu, objektivi më i mundshëm për të është vendi i 15-të, për momentin mbahet nga Xhiankarlo de Sisti dhe Anxhelo Peruci, në kuotën e 478 prezencave.

PSE JO? - Shifra marramendëse dhe atyre që të enjten i kanë kërkuar të arrijë kuotën e 700 paraqitjeve dhe 300 golave me Juven, ai i është përgjigjur kështu: “Pse jo? Duhet t’i vësh gjithmonë vetes objektiva të rëndësishëm”. E bënte këtë që kur ishte i fëmijë, kur ëndërronte të bëhej më i fortë se Platini. /JUVENEWS.TK/