04 maj 2011

Marota fikson mbarimin e kontratave


Sezoni ende s’ka mbaruar, por në shtëpinë e Juventusit po mendohet rreth së ardhmes. Drejtuesi Marota flet rreth dy çështjeve shumë të rëndësishme, duke filluar me rinovimin e kontratës së Del Pieros: “Mes Aleksit dhe presidentit Anjeli ekziston një marrëveshje verbale dhe besoj se në pak javë do të finalizohet gjithçka, mbeten vetëm disa detaje të vogla për t’u sistemuar.

Akuilani?

Sa i përket rregullave ndërkombëtarë na duhet të ushtrojmë të drejtën për ta riblerë lojtarin më 15 maj ose më vonë. Në këto ditë do shohim çfarë do të bëjmë. Duhet të diskutojmë me Liverpulin rreth shifrës së nevojshme për ta mbajtur sërish lojtarin në skuadër.”
/JUVENEWS.TK/