04 maj 2011
Championsi, shifrat flasin për “Zonjën”
Tani po që “djegin” shumë ato të dy pikë të lëna kot në ndeshjen kundër Katanias në Torino. Sidomos tashmë që Championsi është vetëm 4 pikë larg ndërsa Europa Ligë vetëm 3.
Fitorja e Juves në ndaj Lacios jo vetëm që ul keqardhjen, por tashmë rrit edhe shpresat, për më tepër që statistikat flasin në favor të Del Nerit. Juventusi është favorit në takimet direkte me tre rivalët për vendin e 4-t. Kjo do të ishte primare në rast se Juventusi do ta mbyllte sezonin në vend të katërt, me pikë të barabarta me një nga këto ekipe duke qenë se dhe rregullat favorizojnë takimet direkte.
Ja se kush janë detajet që e favorizojnë Juven në këtë sezon: me Lacion (2-1, 1-0); me Romën (1-1, 2-0); me Udinezen (1-2, 4-0). Por për të mos mjaftuar Juvja është favorite në statistika edhe me skuadrat kryesuese, përfshi këtu edhe Milanin e Napolin, edhe pse me këta të fundit duhet të luajë ende.
Juventusi me këto skuadra ka 6 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje. Por edhe në të kaluarën shifrat sërish qëndrojnë në favor. Ndeshja e fundit në “Olimpiko” ishte rezultati i 7 radhazi që Juvja nuk pëson humbje dhe transferta e tretë pa pësuar gol. A mjaftojnë këto statistika për të kapur Europën? /JUVENEWS.TK/