04 maj 2011

Markizio dhe Del Piero nuk dorëzohen


Vendi i katërt?

Është akoma i mundur, por ka shumë çështje të hapura: duhet të shikojmë veten tonë dhe të shpfresojmë që të dalin në interesin tonë edhe rezultatet e rivalëve tanë. Ne punojmë për të bërë 9 pikë, pastaj kemi në avantazh takimet direkte”.

Klaudio Markizio, në ditën e prezantimit të adresës së tij të re në Internet, motivon Juventusin. Mesfushori pastaj kthehet te ndeshja e “Olimpikos”: “A ishte një penallti për Lacion? E vërtetë, por ishte edhe një për ne. Do të luftojmë deri në fund dhe pastaj do të marrim atë që kemi mbjellë.

Europën e duam, edhe për të nisur mirë ecurinë në stadiumin e ri. Kundër Lacios skuadra luajti mirë, edhe pse vuajti. Jam i kënaqur për golin e Pepes. Unë dhe ai kemi të njëjtin rol, kështu që e di se ç’do të thotë të mbrosh dhe pastaj të kundërsulmosh”.

Edhe kapiteni Del Piero shpreson, ndonëse kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë: “T’i marrim ndeshjet me radhë, - tha sulmuesi juventin. - Duhet të mendojmë për tripikëshin ndaj Kievos një herë, pastaj për atë të radhës në Parmë dhe në fund për atë kundër Napolit në “San Paolo”. Atëherë le t’i bëjmë llogaritë të gjithë së bashku”, - e mbyll Del Piero.
/JUVENEWS.TK/