03 maj 2011

Marchisio: Besojmë në Ligën e Kampionëve


Lojtari i Juventusit Claudio Marchisio ka thënë se klubi i tij ende nuk i ka shuar gjasat për tu kualifikuar për në Ligën e Kampionëve pasi ka ende mundësi për të bërë një gjë të tillë.

“Tani objektivat tona janë për ti fituar të gjitha ndeshjet nga tani deri në fund të kampionatit, dhe pastaj të shikojmë se çfarë do të ndodhë”, tha Marchisio për Tuttosport.

Juventusi ndeshjen e ardhshme e zhvillon kundër Chievos të hënën, dhe nëse Biankonerët shënojnë fitore në atë takim atëherë përsëri do t’i ringjall shpresat për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
/JUVENEWS.TK/