03 maj 2011

Luigi Del Neri: I kemi shanset tona për Europën elitare


“Në katër muajt e fundit njerëzit vazhdimisht më kanë pyetur për të ardhmen time. Këto pyetje që m’i parashtroni është dashur t’ia adresoni dikujt tjetër" tha Del Neri

Trajneri i Juventusit, Luixhi del Neri është shprehur i lumtur pas fitores që skuadra e tij realizoi kundër Lacios, të hënën në Romë, me rezultat 1:0, derisa la të hapur mundësinë që në fund të edicionit të largohet nga drejtimi i “Zonjës së Vjetër”.

“Ishte një ndeshje e luajtur me zemër. Tani kemi forcën dhe motivimin e duhur për të arritur në Ligën e Kampionëve. Në futboll mund të ndodhë gjithçka. Ne nuk vodhëm asgjë, krijuam raste të shumta dhe e merituam fitoren. Tani e rëndësishme është që skuadra të jetë sa më e qetë. Ende kemi shanset tona për Ligën e Kampionëve”, ka thënë Del Neri, të martën, duke shtuar:

“Në katër muajt e fundit njerëzit vazhdimisht më kanë pyetur për të ardhmen time. Këto pyetje që m’i parashtroni është dashur t’ia adresoni dikujt tjetër, prandaj nuk di përse duhet t’iu përgjigjem unë. Ndoshta ndodh që unë dhe Juventusi të ecim në rrugë të ndryshme, por gjithçka do të dihet në fund të edicionit”.
/JUVENEWS.TK/