11 maj 2011

Louis van Gaal trajner i Juventusit


Pas rezultateve zhgënjyese duket se ditët e Luigi Del Neri janë të numëruara në krye Juventusit. Burimet brenda klubit të së përditshmes italiane “Corriere dello Sport” raportojnë se zyrtarët e ekipit torinez kanë vendosur se ish trajneri holandez i Bayern Munich, Louis van Gaal, do të jetë trajneri i ardhshëm Juventusit.

Torinezët janë të pashpresë për një kualifikim të mundshëm në garën më të madhe euopiane, atë të Champions League.

Holandezi, muajin e kaluar është shkarkuar nga udhëheqësit e klubit “Bavarez” dhe për momentin, Van Gaal është i papunë gjë që e bën më të lehtë kalimin e tij në krye të shtabit teknik të “Bianconerrëve”.

I gjithë ky process sipas kësaj të përditshmeje, shkarkimit të trajnerit, Luigi del Neri dhe ardhjen e trajnerit holandez, për një erë të re në klubin e Juventusit pritet të ndodh në ditët në vijim.
/JUVENEWS.TK/