11 maj 2011

Juventus-Pirlo, punë e kryer


Andrea Pirlo do të luajë në Juventus sezonin e ardhshëm. Kështu shkruanin mediat italiane të mërkurën. Sipas tyre, mesfushori i Milanit, të cilit i skadon kontrata gjatë verës, është marrë vesh me ekipin Bianconer.

Kjo marrëveshje është arritur pas takimit në qendrën sportivet Juves, Vinovo ndërmjet udhëheqësve të ‘Zonjës së Vjetër’ dhe përfaqësuesve të futbollistit.

Nga kjo marrëveshje, Pirlo me gjasë do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Juventusin, duke u përshëndetur kështu me Rossonerët, me të cilët nuk u mor vesh për vazhdimin e kontratës. Po ashtu, Massimiliano Allegri duket se nuk llogarit në mesfushorin italian me përvojë.
/JUVENEWS.TK/