05 maj 2011

Lipi kandidon për një ekip “big”


Marçelo Lipi ka një dëshirë të madhe të kthehet të drejtojë sërish një skuadër. Periudha e pushimeve mbaroi dhe ish-trajneri i Italisë, dëshiron të ulet në stol: “Mes një klubi dhe një kombëtareje do të parapëlqeja hipotezën e parë, por sigurisht, nëse do të ishte një klub prestigjioz…, - pohon Lipi.

Idea ime është të rifilloj kur të jetë momenti, këtë vit kam pasur shumë oferta, por nuk i kam marrë në konsideratë, sepse vendosa të qëndroj pushim gjithë vitin. Ato që do të vijnë sezonin e ardhshëm do t’i vlerësoj mirë dhe nëse do të ketë diçka interesante, si vend, do ta shoh.

Kur vjen në një farë moshe, shihen gjërat me një sy ndryshe, shihet mjedisi, kërkohet të përmirësohet disi cilësia e jetës”.

E vetmja siguri është që trajneri kampion bote me “axurrët” mezi po pret të kthehet në futbollin e luajtur.
/JUVENEWS.TK/