05 maj 2011

Del Piero mbetet tek Juventus deri në vitin 2012


Alessandro Del Piero ka rinovuar kontratën me Juventus, e cila skadon në Qershor të vitit 2012, gjithnjë sipas një deklarate të Juventus në ditën e Enjtë.

Del Piero – 36 vjeçar, është legjenda e klubit, i cili u transferua nga Padova më 1993, ku nga 674 paraqitje ka pasur 283 gola për Zonjën e Vjetër.

Sulmuesi Italian këtë vit ka shënuar shtatë gola në 33 paraqitje në Serie A. Juventus është i shtati në Ligë, katër pikë prapa Lazios, i cili është i katërti.
/JUVENEWS.TK/