02 maj 2011

Lacio, Reja: Të mundim Juven për Championsin


Edi Reja nuk ka dyshime: për të prerë shiritin e Championsit, Lacio duhet të kalojë vrullin e pengesës Juve. “Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit, kundër Juves do të luajmë fatin tonë për në Champions.

Nga këtu e deri në fund, duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet, por është e qartë se nesër është sfidë deçizive. Mungesat? Të përballesh me Juven, të dhuron gjithmonë stimuj të mëdhenj ndaj të gjithëve, motivimi nuk mungon, uroj të shoh Lacion time më të mirë. Nuk duhet të gabojmë më deri në fund të sezonit.”

Në “Olimpiko” na presin mbi 50 mijë persona: “Nuk kërkoj hakmarrje ndaj tifozëve. Kemi kaluar edhe momente të vështira, por mund të ndodhin gjatë një sezoni. Jam i lumtur për këtë entuziazëm që rrethon skuadrën, mbështjetja e fansave tanë mund të jetë vendimtare. Shpresoj që t’i dhurojmë ëndrrën Champions.”
/JUVENEWS.TK/