02 maj 2011
Aguero-Tevez-Benzema, në “fokusin” bardhezi
Pas deklaratave të Xhon Elkan, i cili shfaqi gatishmërinë për të rritur kapitalin e ekipit, tifozët e Juventusit mund të ëndërrojnë ndonjë goditje të madhe gjatë merkatos së verës. Drejtori sportiv bardhezi, Bepe Marota, do të ketë një shumë prej 100 milionë eurosh, ndërsa 3 janë emrat e mëdhenj të sulmit: Serxhio Aguero, Karim Benzema dhe Karlos Tevez. Raportet mes dy klubeve janë të mira, por presidenti i “Colchoneros”, Serezo, lë të kuptohet se çmimi i argjentinasit do të jetë mbi 30 milionë.
Do të jetë deçizive dëshira e tij, duke u mbështetur edhe tek fakti që ka një pagë, që nuk i kalon 4 milionë eurot. Identik edhe çmimi i Benzemasë. Francezi, nëse do të qëndrojë Mourinjo, mund të konsiderojë seriozisht hipotezën Juventus, për të mos kaluar një tjetër sezon më shumë në pankinë sesa në fushë. Me “merengesit” mund të bëhet edhe këmbimi Sisoko-Diarra. Më pak bindëse pista Tevez. 40 milionë euro kërkon Siti, ndërkohë që 7 milionë euro në sezon është i gatshëm t’i ofrojë Interi.
Megjithatë duhen parë edhe shitjet e klubit, ku padyshim nëse vijnë oferta të rëndësishme për Kielinin (30 milionë), mbrojtësi mund të largohej nga Torino. I njëjti diskutim edhe për Bufonin. Por në merkato ndodhen edhe Amauri, Felipe Melo dhe Iakuinta. /JUVENEWS.TK/