02 maj 2011

Del Neri kërkon fitore të patjetërsueshme ndaj Lazios


Trajneri i Juventusit, Gigi del Neri, thotë se ndeshja e sotme ndaj Lazios do të vendosë shpresat e tyre për Evropë.

Biankonerët tashmë janë jashtë garës për top katërsh, por siç qëndrojnë gjërat tash, ata nuk do të kualifikohen aspak për në Evropë.

“Është detyrë e jona të mos i lëmë asgjë shansit. Në futboll gjithçka mund të ndodhë. Ne duhet të mbledhim pikë dhe të reagojmë sikur të mos kemi lëshuar atë avantazh 2-0 ndaj Catanias javën e kaluar. Asgjë nuk është shkruar në gurë dhe në çdo rast Europa League është një cak i rëndësishëm”.

“Tash do të përpiqemi t’ia dalim mirë kundër Lazios. Ne kemi parë se kemi qenë jashtë garës për Ligën e Kampionëve shpesh këtë sezon, por gjithmonë jemi rikthyer”, ka thënë Del Neri.
/JUVENEWS.TK/