01 maj 2011

Konkurrencë galaktike për Fernando-n


Mesfushori i Porto Fernando (23) mund të jetë përforcimi i ardhshëm i merkatos madrilène. Klubi spanjoll ka ndjekur, ashtu si edhe Juventusi, me kujdes brazilianin, kontrata e të cilit skadon në 2014.

Duke parë performancat e mira dhe kontratën afatgjatë, cmimi i lojtarit duket të jetë mbi 15 mln euro, shifër e cila nuk duket problematike për Merengues, por ndryshe nga ta, Juventus duhet të tregohet e kujdesshme me shpenzimet duke qenë se ka shumë lojtarë për të tërhequr, si Pepe, Quagliarella, Matri, Aquilani. /FCjuventus-news/