05 maj 2011

Kielini, mes Del Nerit dhe Championsit


Mbrojtësi bardhezi dëshiron që trajneri të qëndrojë dhe shpreson te Europa e kampionëve: Mundësitë ekzistojnë

Del Neri është një trajner shumë i zoti”. Xhiorxhio Kielini bashkohet me korin e zërave bardhezinj. E gjithë skuadra është në krah të trajnerit. Por mbi të ardhmen (e tij) nuk ka siguri: “A do ta konfirmojnë trajnerin? Mendoj që po, por nuk e di me siguri”, vazhdon qendërmbrojtësi bardhezi.

Për drejtimin e ardhshëm juventin, duket një garë për dy: friulani Del Neri dhe toskani Maxarri, i ndarë në një shtëpi në Napoli. “Është për t’u kuptuar nëse është Juventusi që e kërkon Maxarrin apo është Maxarri që u vetofrohet miqve të tij, të cilët janë te Juvja, - deklaron në mënyrë dyshuese Luçiano Moxhi, që ndoshta i ka harruar përplasjet mes trajnerit në fjalë dhe Marotës në kohët e Sampit.

Nëse doni mendimin tim, them që Maxarri do të qëndrojë në Napoli, sepse Juventusi do të konfirmojë Del Nerin”. Opsionet e tjera janë gjithnjë e më tërheqëse: Spaleti është i paarritshëm, Mançini kërkon të marrë kohë, jofavoritët Konte e Gasperini qëndrojnë në sfond. Brenda një jave Andrea Anjeli do të zgjedhë “timonierin”.

Me fitoren të hënën në mbrëmje kundër Lacios, Del Neri i ka vënë në dyshim pjesërisht planet e klubit të tij, i përkushtuar mbi atë që duhet të jetë trajneri i saj i katërt në 16-të muajt e fundit: “Remuntada” Champions është në qendër të mendimeve bardhezi:

“Shpresa për të hyrë në Europën e kampionëve ekziston, - vazhdon Kielini, - edhe pse fitorja në shtëpinë e Lacios na ka bërë të ndiejmë shumë keqardhje për pikët që kemi lënë rrugës. Tani duam të arrijmë tri fitore radhazi për të marrë pikët që duhet dhe më pas të shohim si do të dalin rivalët tanë”.

Të shpresosh është një detyrë dhe pastaj nuk kushton asgjë. Për sprintin final Juvja synon mbi një kalendar më të lehtë në krahasim me konkurrentët direktë për vendin e katërt dhe mbi epërsinë në takimet direkte, në rast të një renditjeje me pikë të barabarta:

“Duhet të jemi me fat, - përfundon Kielini, - dhe të shpresojmë në një hap të gabuar të kundërshtarëve tanë. Nëse e mbyllim mirë do të thotë të vazhdojmë ecurinë e përmirësuar që tashmë ka nisur dhe që duhet të na bëjë të kthehemi të fitojmë”.
/JUVENEWS.TK/