05 maj 2011

Zyrtare: Del Piero rinovon kontratën


Kapiteni dhe legjenda e gjallë e Juventusit, Alessandro Del Piero, e ka rinovuar kontratën e tij me Zonjën e Vjetër, për të qëndruar kështu në Torino deri në qershor të vitit 2012.

Del Piero u transferua te Juventusi në vitin 1993 dhe deri tani ka 674 paraqitje me fanellën bardh e zi, ndërsa si Bianconer ka shënuar 283 gola.

Ky rinovim i Del Pieros vjen pas muajve të tërë me spekulime mbi të ardhmen e tij, duke bërë kështu që tifozët e Juventusit të flenë të qetë pas definimit të së ardhmes së kapitenit të tyre.
/JUVENEWS.TK/