11 maj 2011

Juventusi transferon Pirlon?


Sipas mediave italiane, mesfushori veteran italian, Andrea Pirlo ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me gjigantin italian, Juventus.

Sipas Il Corriere dello Sport transferimi është shumë pranë zyrtarizimit, me agjentin e lojtarit që ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Juventusit.

Transferimi i Pirlos nga Juventusi besohet se është hap për të mbuluar Alberto Aquilanin i cili sipas të gjitha gjasave do të kthehet te Liverpooli pasi ta përfundojë periudhën si i huazuar.
/JUVENEWS.TK/