11 maj 2011

Arsenali i gatshëm ta transferoj Melon


Mesfushori i Juventusit ka dalur hapur dhe ka thënë se pëlqen transferimin në Premier League, ndërsa kjo gjë e ka ‘ngacmuar’ Arsenalin i cili tashmë do të jetë i gatshëm ta transferoj atë.

Daily Mail shkruan se Arsenali ka tentuar ta transeroj Melon në vitin 2009, por nuk e ka bërë një gjë të tillë pasi çmimi i kërkuar nga Fiorentina ishte tepër i lartë.

Dje agjenti i Felipe Melos, Jose Rodriguez Baster ka thënë se klienti i tij e pëlqen shumë transferimin në Premier League, ndërsa si caku kryesor i tij sipas të gjitha gjasave do të jetë Londra më saktësisht, Arsenali.
/JUVENEWS.TK/