09 maj 2011

Juventusi tenton Villas Boas. Mazzarri është gati


Juventusi duket se nuk ka hequr dorë përfundimisht nga shpresat për të parë trajnerin e jashtëzakonshëm portugez, Villas Boas. Pavarësisht deklaratave të presidentit të Porto se Boas do të qëndrojë në “Dragao” ku asnjë nga kampionët e mëdhenj nuk do të largohet dhe madje ekipi do të përforëcohet më tej.

Villas Boas duket se e ka vlerësuar këtë premtim, por Agnelli nuk ka ndërmend të dorëzohet kaq lehtë. Ai ka gati një ofertë joshëse për Porto-n për trajnerin e saj dhe lojtarët Fernando dhe Rolando, të deklaruar si të pashitshëm nga drejtuesit portugezë. Duket se Juventusi beson se portugezët po shfrytëzojnë një taktikë për të mos shpërqëndruar vëmendjen nga objektivat sezonal, që mund të bëjën Porto-n që të arrijë tripletën këtë vit.

Buxheti prej 100 mln në dispozicion, që do të rritet akoma më shumë nga shitjet e Giovinco, Amauri, Sissoko, Iaquinta dhe largimi i shumë lojtarëve si Grosso, Grygera, Salihamidzic etj,do t’i mbushi akoma më shumë arkat juventine.

Në rast se nuk do të mund të arrihet tek Villas Boas, alternativa do të jetë Mazzarri. /fcjuventus-news/